shqipe

ORF-Kontributi:
Pyetje & përgjigje

Video shpjeguese me titra

1. Çka është Kontributi-ORF?

Nga 1 janari i vitit 2024 Radiotelevizioni i Austrisë (ORF) do të financohet përmes Kontibutit-ORF. Ky kontribut zëvendëson tarifën e mëparshme GIS. Për të gjithë ata, që tanimë e paguajnë këtë tarifë, tani do të bëhet automatikisht më lirë.

Kontributi ORF me vlerë mujore prej 15,30 euro (baza e llogaritjes) do të mblidhet nga data 1.1.2024 nga ORF-Beitrags Service GmbH. Në disa Lande Federale duhet të paguhet një taksë shtetërore.

Nga viti 2024 më nuk është vendimtare nëse ju në adresën e tuaj keni apo përdorni pajisje radio apo televizorë.

Me ligjin e ri për Kontributin-ORF financimi i Radiotelevizionit publik do të jetë më i drejtë. Sepse secili paguan kontibutin e tij. ORF i takon të gjithëve dhe plotëson një mision demokratik. Mbështetja e juaj mundëson programe dhe oferta me cilësi të lartë për të gjithë njerëzit në Austri.

2. Kush duhet të paguaj Kontibutin-ORF?

Për çdo adresë ku të paktën një person mbi moshën 18 vjeç ka të regjistruar vendbanimin kryesor, duhet paguar vetëm një herë Kontibuti-ORF.

Adresat e vendbanimit dytësor (pa regjistrim të vendbanimit parësor) nuk i nënshtrohen detyrimit të kontributit.

3. Unë tashmë paguaj Tarifën-GIS?

Për ata, të cilët tashmë janë regjistruar, nuk ka nevojë për veprim. Lirimi i juaj nga tarifa mbetet poashtu i paprekur.

Ju ende paguani me fletëpagesë:

Ju tashmë jeni regjistruar në GIS dhe doni t’i korrigjoni të dhënat tuaja?

Njoftim: Për të bërë ndryshime ju nevojiten të dhënat e pjesëmarrjes. Këtë mund ta gjeni në konfirmimin tuaj të regjistrimit, në faturën e fundit ose në pasqyrën e llogarisë bankare.

4. Kush nuk obligohet të paguajë Kontibutin-ORF – kush mund të lirohet?

Kërkesa për lirim nga pagesa e Kontributit-ORF mund të paraqitet si më parë.

Përdorni kalkulatorin e lirimit për të kuptuar në vetëm disa hapa, nëse në përgjithësi i përmbushni kërkesat për një lirim/subvencionim: orf.beitrag.at/befreiungsrechner

Me rëndësi të dini: Vetëm me një vendim të vlefshëm lirimi ju nuk do të merrni asnjë detyrim pagese në të ardhmen.

5. Ende nuk jeni regjistruar në GIS?

Ju lutemi regjistrohuni: Për regjistrim, personi duhet të jetë i definuar si „i obliguar për kontribut“. Pra nga viti 2024 personi i obliguari për kontribut është përgjegjës për pagesën e Kontibutit-ORF.

Kjo bëhet shumë lehtë këtu:
orf.beitrag.at/registrieren

Këshillë: Me anë të një autorizimi të debitimit direkt (SEPA-Lastschrift) kontibuti mund të ndahet në 2-herë apo në 6-herë në vit.

Për shembull, pa një taksë shtetërore: 6-herë për 2 muaj në vlerë prej 30,60 euro, në vend të kontributit 1-herë për 12 muaj në vlerë prej 183,60 euro.

Përfshirja në Kontibutin-ORF

A keni pyetje? Na kontaktoni:

Regjistrohuni tani me disa klikime: orf.beitrag.at                                         

Thjeshtë online. Në çdo çast. Pa kohë të pritjes. Regjistrimi, ndërrimi i adresës dhe shumë më shumë.

Me telefon:
050 200 800
(
0043 50 200 800)
e hënë – e premte: 07:00 - 19:00

Me email:
service@orf.beitrag.at

Me postë:
ORF-Beitrags Service GmbH
Postfach 1000, 1051 Wien

Personalisht:
Faulmanngasse 4, 1040 Wien
e hënë – e premte: 08:00 - 18:00